Më 18 janar janë arrestuar Edon Bytyqi dhe Arsim Lumi, nën dyshimin se kanë mashtruar kinse, për rregullimin e dokumenteve për shërim jashtë vendit. Ndërsa sot, ndaj tyre është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.
Këtë për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sinjali mëson se gjithë rasti ka ndodhur pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit), ku të dyshuarit fillimisht kishin ofruar ndihmë e më pas kanë kërkuar para.
Bytyqi dhe Lumi dyshohen se duke u paraqitur rrejshëm, kanë kërkuar para nga një person.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.