image Këta janë dy të dyshuarit që mashtruan duke kërkuar para kinse për rregullimin e dokumenteve për shërim jashtë vendit - Sinjali

Këta janë dy të dyshuarit që mashtruan duke kërkuar para kinse për rregullimin e dokumenteve për shërim jashtë vendit

news image

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë mashtruar një person, duke i kërkuar para dy herë radhazi, në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit.

Sinjali mëson se dy personat e arrestuar janë Edon Bytyqi, 30-vjeçar dhe Arsim Lumi, 48-vjeçar, të dy nga Suhareka.

Sinjali mëson se gjithë rasti ka ndodhur pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit), ku të dyshuarit fillimisht kishin ofruar ndihmë e më pas kanë kërkuar para.

Bytyqi dhe Lumi dyshohen se duke u paraqitur rrejshëm, kanë kërkuar para nga një person.

Të njëjtëve, pas intervistimit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Edon Bytyqi
Arsim Lumi

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin