image Gjykata Speciale e konfirmon për Sinjalin infektimin me COVID-19 të disa të paraburgosurve në Hagë

Shëndetësi

Gjykata Speciale e konfirmon për Sinjalin infektimin me COVID-19 të disa të paraburgosurve në Hagë

news image

Dje në media u raportua se Nasim Haradinaj dhe Rexhep Selimi kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Pa dhënë emra, Gjykata Speciale ka konfirmuar për Sinjalin se disa nga të paraburgosurit kanë rezultuar pozitiv.

Në një përgjigje për Sinjalin, zëdhënësja e kësaj gjykate, Angela Griep, ka thënë se disa persona kanë rezultuat pozitiv, mirëpo nuk mund t’i përmend emrat për shkak të privatësisë.

Për arsye privatësie, nuk mund të komentojmë mbi statusin për COVID-19 të individëve në objektet e paraburgimit. Por, mund ta konfirmojmë që ka pasur teste pozitive”, thuhet në përgjigje.

Griep gjithashtu ka thënë se të infektuarit do të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

“Shërbimet mjekësore janë angazhuar dhe çdo person që rezulton pozitiv me COVID-19 do të marrë trajtim të plotë mjekësor, përfshirë edhe mjekun që i kontrollon dy herë në ditë”, ka thënë Griep.

/GazetaSinjali/