Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim që të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji ndaj 3 policëve që keqtrajtuan një qytetar në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Adrian Lukaj, Betim Hasi dhe Edison Kelmendi dyshohen se kanë keqtrajtuar një qytetar në Gjakovë, i cili nga keqtrajtimi dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i janë thyer tre brinjë.
Gjyqtarja Diana Sina ka marrë këtë vendim pas kërkesës së prokurores Mone Syla, për masën e paraburgimit.