image Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj dy personave për therjen me thikë të 48-vjeçarit në Prizren
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj dy personave për therjen me thikë të 48-vjeçarit në Prizren

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarve, Agron Shala, 53-vjeçar dhe Ridvan Badallaj, 58-vjeçar, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale  “lëndim i rëndë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 22 qershor, në orët e pasdites në Prizren, të pandehurit, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtojnë shëndetin të dëmtuarit A.S., në atë mënyrë që në ditën kritike, për shkak të një mosmarrëveshjeje me fqiun e tyre – të dëmtuarin, e sulmojnë atë fizikisht, i pandehuri R.B., e godet me një thikë (brisk dore) , ndërsa i pandehuri A.Sh., e godet me një shufër metalike mjete këto që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit në pjesën e abdomenit dhe pjesë tjera të trupit , si pasojë e këtyre veprimeve, të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime rënda trupore ,sipas raportit mjekësor të emergjencës“, thuhet në komunikatë.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, me lënien në liri të të pandehurve, të njëjtit mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Po ashtu, Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë parasysh edhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, dhe rrezikshmërinë shoqërore, ashtu që vepra penale është kryer në një vend publik, si dhe duke vlerësuar vendosmërinë e të pandehurve të cilët në bashkëkryerje e sulmojnë të dëmtuarin me mjete të rrezikshme dhe i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, kjo lë të besohet se me lënien në liri mund të vie deri te përsëritja e veprës penale, apo të kryejnë vepra tjera penale edhe më të rënda.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/