Për të gjuajtur kafshët gjatë sezonit të gjuetisë, duhet pajisur me dokumentacionin e nevojshëm. Në të kundërtën, qytetarët mund të ndiqen penalisht në rast të kryerjes së gjuetisë së kundërligjshme. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Lipjan, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Së fundi një person dyshohet se kryer veprimtarinë e gjuetisë kundërligjshëm dhe si pasojë ka vrarë një derr të cilin më pas e ka shitur në një restorant.
Sinjali mëson se ai u denoncua në Polici nga kryetari i shoqatës në të cilën është pjesë, me ç’rast i njëjti ka deklaruar se i dyshuari ka shitur derrin e vrarë për 300 euro dhe nuk kishte lejen përkatëse për të bërë këtë.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe të njëjtit i është konfiskuar arma e gjuetisë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj 64-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Gjueti e kundërligjshme’.