Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit, pasi dyshohet se ka gjuajtur me kallash, raporton Sinjali.
Në njoftimin e Policisë thuhet se “është arrestuar i dyshuari M.A, i cili ngarkohet me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”.
Policia po ashtu ka kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike zjarri AK-47, dy karikatorë të zbrazët dhe dy gëzhoja.