Sonte në Vushtrri ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se ngjarjes dyshohet t’i ketë prirë një zënkë ndërmjet dy personave, dhe më pas njëri nga ta ka shtënë në ajër me armë zjarri.
“Bazuar në hetimet fillestare, ngjarjes dyshohet ti ketë paraprirë një zënkë ndërmjet dy të dyshuarve, ku më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me armë zjarri, ku nga e shtëna me armë nuk raportohet për të lënduar. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”, tha ai.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës
Pas procedurës së intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/