image Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, shkak një mosmarrëveshje e mëhershme

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, shkak një mosmarrëveshje e mëhershme

news image

Të premten, në orët e mbrëmjes pati të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mentor Retkoceri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se tre të dyshuar për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme me tre persona të tjerë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Rasti ka ndodhur afër shtëpisë së viktimave, ku Policia ka konfiskuar edhe disa gëzhoja.

/GazetaSinjali/