image Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në parkun e lagjes “Arbëria”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 19:50 është raportuar se në parkun e ri të lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë ka pas të shtëna me armë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar deri tani”, ka deklaruar Hoxha. /Gazeta Sinjali/