image Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia identifikon të dyshuarit

Kosovë

Policia/ Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia identifikon të dyshuarit

news image

Para pak minutash në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Policia thotë se viktimat e rastit kanë raportuar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të një lokali.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar askush, policia po merret me rastin dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja plumbash.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Personat e dyshuar janë identifikuar nga policia.

“Sonte në ora 20:28 është raportuar se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka pasë gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç ‘rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë tanimë të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia është duke ndërmarr veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detaje tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Hoxha për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/