Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sonte, rreth orës 22:00, në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se i dyshuari gjendet në arrati.
“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha ai.
Borovci bëri të ditur se Policia është duke vazhduar hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit./Gazeta Sinjali/