image Gjuajtje me armë zjarri në Pejë

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Pejë

news image

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, mbrëmë rreth orës 19:10, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin në polici e ka lajmëruar një qytetar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/