Pushimorja e një qytetari në fshatin Zhegoc i Epërm në Gjilan ka qenë shënjestër e gjuajtjeve me armë nga persona të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.
Pronari i pushimores ka raportuar në Polici se dikush ka zbrazur breshëri plumbash në drejtim të saj gjatë ditës së djeshme.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka sekuestruar dhjetë gëzhoja të fishekëve dhe dy predha brenda në pushimore.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, derisa ende nuk është raportuar nëse është identifikuar ndonjë person i dyshuar./GazetaSinjali/