image Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

news image

Sonte rreth orës 18:20, dy palë janë gjuajtur me armë në rrugët e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas policisë, deri tek gjuajtja me armë zjarri e palëve ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme.

Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë derisa njëri nga të përfshirët në rast është larguar me veturë nga aty.

“Sot, më 15.05.2020, në ora 18:20, policia është njoftuar për një rast ‘gjuajtje me armë’ në rrugën ”Ahmet Haxhiu”-Prishtinë. Dyshohet se deri tek rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishin pasur palët e përfshira në këtë rast. Njësitet policore, janë në vend-ngjarje, kanë hasur aty një ankues, gjatë  shikimit fillestar të vend-ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë. Një nga të përfshirët në këtë rast është  larguar me një veturë nga aty”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali/