image Gjuajtje me armë në kryeqytet, detaje nga policia
[wp-story id="814678"]

Siguri

Gjuajtje me armë në kryeqytet, detaje nga policia

news image

Një gjuajtje me armë zjarri është raportuar mbrëmë në rrugën “Hilmi Rakovica” në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë në drejtim të një veture tjetër”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, ajo tha se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet në lidhje me rrethanat, ku rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

/GazetaSinjali/