image Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë me veturë zyrtare

Siguri

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë me veturë zyrtare

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur kolegun e tyre, i cili është fotografuar duke tejkaluar në vijë të plotë me veturë zyrtare në magjistralen Gjilan-Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Pjesëtari i Njësisë për Reagim të Shpejtë në Gjilan është dënuar me 150 euro dhe me 2 pikë negative për kundërvajtje.

“Automjeti që shihni në këtë foto është i Policisë së Kosovës, ndërsa pas pranimit të informacioneve relevante është identifikuar shoferi i tij dhe Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij punonjësi policor”, thuhet në njoftimin e tij.

Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, qofshin ata edhe zyrtarë policorë apo të tjerë, që t’u përmbahen rregullave në trafik, sepse kanë paralajmëruar se toleranca ndaj secilit do të jetë “zero”./Gazeta Sinjali/