image Gjobitet me 150 euro shoferi i Golf 4 që hyri në kahun e kundërt të rrugës në Gjilan

Siguri

Gjobitet me 150 euro shoferi i Golf 4 që hyri në kahun e kundërt të rrugës në Gjilan

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka identifikuar shoferin e veturës Golf 4 me targa 05, i cili u fut në kahun e kundërt të rrugës, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se i dyshuari është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative.

Ai kishte hyrë në kahun e kundër të rrugës me katër korsi “Lufta e Gjilanit”, pasditen e të martës, rreth orës 18:00, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik./GazetaSinjali/