image Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturën në hapsirë të gjelbëruar

Siguri

Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturën në hapsirë të gjelbëruar

news image

Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara.

Sipas njoftimit, është shqiptuar një gjobë për parkim të automjetit në një hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve.

“Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato janë për qytetarët, për lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm. Nuk do të ketë tolerim për shkelësit”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/