image Gjobitet me 500 euro kompania e ndërtimit në Prishtinë, nuk vendosi masa të sigurisë në vendpunishte

Kosovë

Gjobitet me 500 euro kompania e ndërtimit në Prishtinë, nuk vendosi masa të sigurisë në vendpunishte

news image

Një kompani ndërtimore është gjobitur me 500 euro nga Inspekcioni i Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeinspektori i kryeqytetit, Adonis Tahiri, i cili tha se arsyeja e kësaj gjobe është mosvendosja e masave të sigurisë në vendpunishte.

“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm! Gjobë për investitorin – gjobë për punëkryesin”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/