Një ndër emrat më të përfolur të kohëve të fundit është padyshim Erling Braut Haaland. Sulmuesi ka spikatur me Salzburg duke i mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij, sidomos në UEFA Champions League
Shumë ekipe janë përmendur si e ardhmja e Haaland, por me sa duket ai e ka vendosur gjithçka. Mediat norvegjeze shkruajnë mëngjesin e sotëm se 19-vjeçari, së bashku me babain e tij kanë fluturuar drejt Manchesterit, ku pritet të diskutojnë mbi kalimin e mundshëm tek United.
E përditshmja norvegjeze “Aftenbladet”, shkruan se Haaland është nisur drejt Anglisë në orën 09:45, teksa në aeroport ka qenë së bashku me babain e tij. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por sipas gjasave, sulmuesi do të firmosë për Manchester United në janar.