image Gjira nuk ndalet: "Khu çka shkaktoi ky status, paramendo çka kish ndodhë me bo unë hala muzikë"

Bota e Yjeve

Gjira nuk ndalet: “Khu çka shkaktoi ky status, paramendo çka kish ndodhë me bo unë hala muzikë”

news image

Pas publikimit të këngës së re “Qa din ti”, Melinda Ademi përpos përkrahjeve nga kolegët, mori edhe kritika, shkruan Gazeta Sinjali.

Reagimi i Gjirës ishte shumë kritikues për Melindën i cili më pas bëri shumë bujë në media.

 “…n’mars i ka vdek nëna n’kancer…e n’mai lanson këngë tu u dridh n’tanga…Mfal po qito ‘femna’ sjom ka muj me i marr seriozisht. %moral %ndërgjegje % talent % shije #rip”, kishte shkruar ajo.

Pas kësaj Gjira vjen me një tjetër reagim.

Ajo ka thënë se është sqaruar në bisedë private me Melindën, prandaj e ka fshirë postimin, por se nuk ka ndërruar mendje nga fjalët e thëna.

“….kuuuu çka shkaktoj ky status… paramendo çka kish ndodh me bo une hala muzike, BTË: e sqaruam privat prandaj e shlyva po kjo nuk do të thotë qe ndërrova mendje… Besoj qe gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta tani si nane qe jom vet, u habita shume nga ky gjest te shpejt… Sidoqofte… ka raste ne jete ku eshte okay mos mu shit cool… ne kete boten virtuale qe po dojna me çdo kusht mu dok ,,te palendum”… Preferoj realness. Muzika eshte opinion… shiqyr qe se kemi te gjith te njëjtën”, ka shkruar Gjira/GazetaSinjali/