image Gjini për pranimin e 1000 testeve nga Serbia: Qysh bre për kaq pak pare me u poshtnu kaq shumë?
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Reagim/ Gjini për pranimin e 1000 testeve nga Serbia: Qysh bre për kaq pak pare me u poshtnu kaq shumë?

news image

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar nga Serbia një donacion prej një mijë testesh për koronavirus.

Nëpërmjet një shkrimi, në rrjetin social Facebook, Gjini ka vlerësuar se vendi është poshtëruar shumë me pranimin e ndihmës nga fqinji verior.

“Seriozisht është turpëruese deri në pezm me i pa njerëzit duke e arsyetuar marrjen e një donacioni prej 30.000 euro nga Serbia!. Për cka dreqin e kërkuat ndihmën nga diaspora? Qysh bre për kaq pak pare me u poshtnu kaq shumë?. Ngani tash tifozeri! Marre bre!”, ka shkruar Gjini./Gazeta Sinjali/