image Gjini për ngjarjen në Gllogjan: Duhet të zbardhet ky rast

Sociale

Gjini për ngjarjen në Gllogjan: Duhet të zbardhet ky rast

news image

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ndodhi në Deçan e që tronditi vendin, mbrëmjen e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se është thellësisht i tronditur me këtë ngjarje.  Gjini ka kërkuar që të zbardhet ky rast.

Thellësisht i tronditur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit! Shumë e rëndë të humbasin jetën fëmijët kështu! Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe gjithë qytetarëve të Deçanit dhe gjithë Kosovës! Duhet të zbardhet ky rast!”, ka shkruar ai.

Nga sulmi në Gllogjan humbën jetën tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës që ishin duke udhëtuar me të.

/GazetaSinjali/