Një nga zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë është Ardian Gjini, aktualisht kryetar i Komunës së Gjakovës.
Se pse emri i tij nuk figuron në këtë listë, ai ka dhënë arsye gjatë emisionit Pressing në T7.
“Unë jam kryetar i komunës së Gjakovës. Si i tillë kam obligime tjera dhe nuk kam pasur vullnet të isha në listë zgjedhore. Gjithsesi unë do jem mbështetës i madh i partisë dhe kandidatëve”, ka thënë Gjini.