image Gjini: Bujqit dhe fermerët janë ata që mund ta mbajnë gjallë ekonominë, të zgjaten orët e punës në bujqësi

Kosovë

Gjini: Bujqit dhe fermerët janë ata që mund ta mbajnë gjallë ekonominë, të zgjaten orët e punës në bujqësi

news image

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta shkurtojë kohën e izolimit, prej orës 6 në mëngjes deri në ora 8 në mbrëmje, në mënyrë që të zgjaten orët e punës në bujqësi.

Top of Form

Bottom of Form

Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Gjini ka thënë po ashtu se bujqit dhe fermerët do të jenë ata që do ta mbajnë gjallë ekonominë e vendit dhe do ta sigurojnë ushqimin.

“Ajo që po duket se do të ndodhë këtë verë është si vijon: 1. Tregëtia ndërkombëtare do të jetë seriozisht e ngadalësuar; 2. Grurë dhe mallra strategjike të konsumit ushqimorë do të ketë mjaftueshëm por do të ketë mungesë të pemëve perimeve dhe me gjasë të produkteve të mishit; 3. Si pasojë, do të rriten çmimet e këtyre produkteve”, ka shkruar ai.

Tutje, ai shtoi se në këtë kohë të karantimimit “janë të gjitha mundësitë”./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/ardiangjiniaak/posts/911385862656113?__xts__[0]=68.ARDTGQMxKFNTaUJ0t7TeYu7U0qzcKXxOxsIOkGzbThnbGFzKZhkvgobzkAwPKfkM7alXl2BZ-FF7bCCYYPHqihDQoUpSA1llzVnvxx48GxUcIJqK6DieSaQoOI64tTY21ZkLVOvknzVhm0JZvfd2pigH84quXvHgwhMkTciHdB9VuJ2iZiGSrfOMxOaAGAmP_zWfTXszjIvKH6wTybL7Rhhbh51J2asMT9tj21kN1PkMqw_A2oqDzxq1lJVYZYyKI25BENNsw6Nw7_3ib8MlbINBvv3izs5RJPEWvMNNEYRGyqOSDjsn715IJPN_2L2ccsnzDH39tjYAnkjjkHA&__tn__=-R