Sot janë zhvilluar tri takime në kuadër të Superligës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjilani e ka mundur Ulpianën me rezultat 2:1 dhe e ka marrë kreun e tabelës, pasi ka 25 pikë aq sa ka edhe Drita.
Drita arriti t’i marrë tri pikë kur në minutën e 89-të shënoi për golin e fitores.
Ndërsa Feronikeli është mundur nga Malisheva në shtëpi, me rezultat 0:1. Malisheva renditet e 8-ta, ndërsa Feronikeli radhitet i fundit në tabelë.