image Gjilanasi ankohet se dikush votoi në emër të tij

Gjilanasi ankohet se dikush votoi në emër të tij

news image

Qytetarët nga të gjitha komunat po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

Një parregullsi është raportuar në komunën e Gjilanit ku një qytetar ka bërë të ditur se dikush kishte votuar në emrin e tij, ndërsa atij i është thënë se mund të votojë me kusht.

“Po kam votuar. E kam një ankesë, dikush kishte votuar në emrin tim e mua ma bën votën me kusht. Ku me u drejtua tash? Quhem Riza Zeneli“.

Kishte votuar dikush në emrin tim, më tha ti mundesh me votua me kusht, tash kujt me iu drejtua unë? Nuk e di a numërohet ajo votë a nuk numërohet”, ka thënë ai për T7./GazetaSinjali/