image Arrestohet gjilanasi, bënte thirrje se kishte gjetur "ilaçin" kundër koronavirusit

Kosovë

Policia/ Arrestohet gjilanasi, bënte thirrje se kishte gjetur “ilaçin” kundër koronavirusit

news image

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njejti kishte shpërndarë informacionin se kishte zbuluar ilaçin kundër koronavirusit dhe se personat të cilët ishin infektuar mund ta përdornin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari A.K., nuk kishte licencë për prodhimin e një bari të tillë dhe se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit policor, kanë njoftuar prokurorin kompetent, nga i njëjti është marrë autorizimi për veprime të nevojshme hetimore. Sot, më 15.04.2020, rreth orës 11.00, policia, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik dhe Inspektorët Shëndetësorë ka kryer një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi alkooli dhe mostra të barit”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari në prezencë të avokatit të tij është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë./ Gazeta Sinjali/