image Gjilanasit i kushton shumë një postim në rrjetin social, Policia i shkon në shtëpi dhe e arreston

Kosovë

Raporti/ Gjilanasit i kushton shumë një postim në rrjetin social, Policia i shkon në shtëpi dhe e arreston

news image

Një banori të fshatit Velekincë të Gjilanit i ka kushtuar me arrestim revoltimi i tij në një rrjet social.

Policia ka njoftuar se ai është arrestuar mbrëmë pasi ka publikuar një shkrim me anë të së cilit dyshohet se ka përçuar mesazh nxitës dhe përçarës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fsh. Velekince, Gjilan 26.03.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në shenjë revolte në llogarinë e tij personale të rrjetit social ka publikuar një shkrim me anë të cilit dyshohet se ka përçuar tek të tjerët një mesazh nxitës dhe përçarës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ai po hetohet për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. /Gazeta Sinjali/