image Gjilanasi rrahu prindin natën e Vitit të Ri, arrestohet nga policia

Detaje/ Gjilanasi rrahu prindin natën e Vitit të Ri, arrestohet nga policia

news image

Një person ka sulmuar fizikisht prindin e tij dje në Gjilan.

Sipas deklaratës së prindit, djali i tij ka probleme mendore.

Policia njofton përmes raportit 24 orësh se me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili e kishte sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore , është i rrezikshëm dhe përsëritës i dhunës në familjen e tij. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Gazeta Sinjali/