image Arrestohet gjilanasi, ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij

Arrestohet gjilanasi, ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij

news image

Dje në Gjilan është arrestuar një burrë për shkak të dhunës fizike që ka ushtruar ndaj gruas së tij.

Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër- bashkëshortes së tij. Viktima ka pësuar lëndime, dhe i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/