image Gjilanasi kërcënohet me armë derisa po e pastronte lokalin

Siguri

Gjilanasi kërcënohet me armë derisa po e pastronte lokalin

news image

Dje një person në Gjilan ka raportuar në Polici se është kanosur nga një person tjetër derisa ishte duke e pastruar lokalin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 02:50, kur i dyshuari e ka kërcënuar viktimën me një revole.

Sipas deklaratës së viktimës, ai ka arritur t’ia marr armën të dyshuarit, mirëpo ky i fundit ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka sekuestruar një revole dhe një karikator me gjashtë fishekë.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”, derisa hetimet po vazhdojnë.

/GazetaSinjali/