Një rast i falsifikimit me para raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në fshatin Bresalcë të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.
Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në një pompë të benzinit, ka ardhur një person i panjohur për të blerë naftë me para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vlerave e parave është 50 euro.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar monedhën e dyshuar si të falsifikuar.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti iniciohet si “Falsifikim i Parasë” për hetime të mëtutjeshme.