Për të monitoruar zbatimin e masave antiCOVID, Policia e Kosovës po viziton në shtëpitë e tyre personat të cilat janë urdhëruar që të vetizolohen.
Gjatë këtyre kontrolleve, policia nuk gjeti në shtëpinë e tij në Gjilan një qytetar i cili ishte në vetizolim.
Sipas policisë, ai ka dalë nga shtëpia dhe është larguar me autobus për në Gjermani.
Andaj, për shkelje të Ligjit Anti-COVID-19, saktësisht për masën e izolimit, ai është dënuar me 500 euro gjobë.
“Personi i lartshënuar ka qenë i vendosur në izolim. Gjatë verifikimit, i lartshënuari është larguar nga shtëpia e tij, ka ka qenë duke qëndruar në vetizolim dhe me autobus është larguar nga Kosova drejt Gjermanisë. Andaj, i njëjti nuk e ka respektuar Ligjin Nr.07/L-006, masën e izolimit”, thuhet në përshkrimin e gjobës./Gazeta Sinjali/