image Gjiganti arab i dorëzon ofertën e majme Ronaldos, zbulohen detajet

Futboll

Gjiganti arab i dorëzon ofertën e majme Ronaldos, zbulohen detajet

news image

Cristiano Ronaldos i është dorëzuar një ofertë për të luajtur deri në moshën 40-vjeçare.

“CBS Sports”, duke u bazuar në burimet e veta, ka raportuar se klubi Al Nassr i ka bërë tashmë një ofertë sulmuesit portugez.

Kontrata e ofruar nga klubit i Arabisë Saudite thuhet se është 3-vjeçare dhe me vlerë prej 225 milionë dollarësh.

Al Nassr shpreson se pas Kupës së Botës “Katar 2022”, Ronaldo do të jetë i etur për të hapur një raund bisedimesh, teksa interesimi i klubit besohet se është “më i fortë se kurrë”.

Kushtet që i ofrohen 37-vjeçarit mendohet të kapin vlerën e 75 milionë dollarëve në vit.

Al Nassr është një nga klubet më të suksesshme të Arabisë Saudite dhe Azisë gjithashtu, me nëntë tituj të ligës.

Rivalët e tyre të mëdhenj, Al Hilal, janë lidhur gjithashtu me një lëvizje për Ronaldon.

Oferta e Al Nassr thuhet se është e vetmja kontratë formale që i ofruar pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, e ardhmja e të cilit pritet të mësohet pas Kupës së Botës.

Kujtojmë se reprezentuesi i Portugalisë është lojtar i lirë, pasi ditë më parë shkëputi kontratën me Manchester Unitedin me marrëveshje të dyanshme.

/GazetaSinjali/