image Gjigantët anglez të interesuar për Corentin Tolisso

Futboll

Gjigantët anglez të interesuar për Corentin Tolisso

news image

Manchester United dhe Arsenali po rivalizojnë mes tyre për blerjen e mesfushorit të Bayern Mynihut, Corentin Tolisso.

Francezi, i cili ishte pjesë e skuadrës së kombëtares në “Euro 2020” këtë verë, do të largohet nga gjigantët gjermanë, që në vitin 2017 shpenzuan plot 38 milionë euro për ta shkëputur nga Lyoni.

Tolisso, 26 vjeç, ka edhe një vit kontratë dhe Bayerni nuk ka ndërmend të ofrojë rinovimin, kështu që edhe vlera e kartonit të tij është ulur ndjeshëm, deri 8.5 milionë euro.

Trajneri i ri i Bayernit, Julien Nagelsmann, është i prirur për të afruar mesfushorin Marcel Sabitzer nga ish-klubi i tij, RB Leipzig, dhe duhet të shesë francezin Tolisso për të kursyer një pjesë të parave që duhet për austrikaun.

Bayerni fillimisht vendosi një çmim prej 17 milionë stërlinash për Tolisso, por kanë ulur pritjet e tyre pasi nuk morën ofertë me atë çmim. Për këtë arsye kërkojnë të përfitojnë klubet angleze, United dhe Arsenal, gati të shpenzojnë gjysmën e kërkesës fillestare të Bayernit. /Gazeta Sinjali Sporti/