Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk pritet që ta përfundoj karrierën e tij në Angli.
Të paktën kështu thotë legjenda e tenisit në Gjermani, Boris Becker, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas tij, gjermanët duan që ai ta përfundoj karrierën si trajner i kombëtares së Gjermanisë.
‘Unë do të doja që ai të menaxhonte Gjermanin dhe nuk jam i vetmi që e dua këtë. Ai është një trajner i mrekullueshëm për vendin tonë.’
‘Ndoshta në një të ardhme të largët. Jurgen ende është i ri dhe mund të jetë i uritur që të fitoj trofe me Liverpoolin’, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/