Një burrë është gjetur pa shenja jete, dje rreth orës 06:27 në Shtime, njofton Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjeku, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Sipas policisë rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/