image "Gjendje alarmante", qytetari pret 1 orë e gjysmë për t’u vaksinuar në Emshir - Sinjali

“Gjendje alarmante”, qytetari pret 1 orë e gjysmë për t’u vaksinuar në Emshir

news image

Më 16 dhjetor, nga salla 1 tetori qendra e vaksinimit është bartur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Emshir. Madje orarin për vaksinim, Ministria e Shëndetësisë prej dje e ka reduktuar në tetë orë.

Këto dhe reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike kanë ndikuar që të bëhet ‘llugë’ në këtë qendër.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi ku shihet se është një numër i madh i qytetarëve duke pritur për tu vaksinuar.

Ai tha për Sinjalin se punëtorët aty ishin të paorganizuar, sepse punonte vetëm një ekip.

Sinjalizuesi ka thënë se për tu vaksinuar babai i tij, kanë pritur një orë e gjysmë.

Në qendrën e vaksinimit në Emshir gjendje alarmante. Punohet vetëm me një ekip. Nëpër pauza po thonë, pastaj u ndalë rryma edhe të paorganizuar totalisht“, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin