image Gjendja në Jarinje/ Serbët vendosin barrikada

Siguri

Gjendja në Jarinje/ Serbët vendosin barrikada

news image

Protestuesit serbë kanë vendosur barrikada në vendkalimin kufitar Jarinje, shkruan Gazeta Sinjali. Situatë e tensionuar është që nga dita e djeshme.

Arsyeja e këtyre barrikadave është vendimi i Qeverisë për reciprocitet ndaj veturave të Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.

Pas vendimit të Qeverisë, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje për tu kujdesur për sigurinë e banorëve atje.

Protestuesit serbë kanë qëndruar në Jarinje gjatë gjithë natës dhe kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacioni i Komunave Serbe“. /GazetaSinjali/

Foto:Lajmi.net
Foto:Lajmi.net
Foto:Lajmi.net
Foto:Lajmi.net