Në spitalet e Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 629 pacientë, prej tyre 448 të konfirmuar me koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, në respiratorë janë 20 pacientë, në CPAP 22 pacientë, ndërsa 390 janë me oksigjenoterapi.
Sot në Kosovë janë konfirmuar 245 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq janë shënuar 13 viktima brenda 24 orëve. /GazetaSinjali/