image Mbi 200 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës - Sinjali

Mbi 200 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 207 pacientë, 205 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë, kurse në mjekim intensiv në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 66 pacientë;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë;

Klinika e Pediatrisë,7 pacientë;

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë;

Spitali i Prizrenit,17 pacientë;

Spitali i Pejës, 21 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 22 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 26 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë,

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin