image COVID-19/ Rritet numri i pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës - Sinjali

COVID-19/ Rritet numri i pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës

news image

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga COVID-19.

Prej tyre, 52 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 38 të tjerë post- COVID-19.

Nga ky Shërbim kanë treguar se me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni;

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë;

Spitali i Pejës, 6 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë;

Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin