image Gjendet pa shenja jete 70-vjeçari në Vushtrri

Siguri

Gjendet pa shenja jete 70-vjeçari në Vushtrri

news image

Dje në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë është gjetur pa shenja jete një person të nacionalitetit serb, i cili ishte duke jetuar i vetëm në shtëpi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur një fqinj i tij, po ashtu i të njëjtit nacionalitet.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti dhe i njëjti ka thënë se mosha e viktimës është 70 vjeç.

“Me 18.11.2020, në Vushtrri, është raportuar  për gjetjen e një  trupi  të pa jetë të një 70 vjeçari, rasti është raportuar nga fqinjët e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë  është dërguar për obduksion”, ka thënë ai.

/Gazeta Sinjali/