image Gjendet pa shenja jete një person në një motel të Prizrenit

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në një motel të Prizrenit

news image

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në një motel (emër i njohur për redaksinë) në Prizren, dje në mesdite, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Përpos ekipit mjekësor, në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika.

Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/