image Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan

news image

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Lipjan, pasi që në rrethana të paqarta është gjetur pa shenja jete një person, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se viktima m/k është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/