Një grua është gjendur pa shenja jete të martën rreth orës 11:00 në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, raporton Gazeta Sinjali.
“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës” thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Policia po heton rastin i cili është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’.