image Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

news image

Një grua është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e saj, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë për Gazetën Sinjali se sipas familjarëve ajo kishte probleme kardiake.

“Po dje një familjar ka raportuar në polici se është gjetur pa shenja jete një grua, e cila ishte e shtyer në moshë dhe sipas familjarëve kishte probleme kardiake”.

Hashani gjjithashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe deri në procedimin e saktë të rastit ky rast cilësohet si vdekje e dyshimtë.

/Gazeta Sinjali/