Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në orët e mëngjesit është gjendur pa shenja jete një grua, në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa rastin në Polici e ka lajmëruar një dëshmitar rasti.
“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siguri